Pastrimi

Sipërfaqja e makinës larëse

Përdorni një leckë të butë me detergjent shtëpie jogërryes. Mos spërkatni ujë mbi makinën larëse.

Filtri rrjetë

Pastrojeni filtrin rrjetë të tubit të furnizimit të ujit një herë çdo dy vjet.

1.Fikeni makinën larëse dhe hiqeni kabllin e korrentit.

2.Mbylleni rubinetin e ujit.

3. Lirojeni dhe shkëputeni tubin e furnizimit të ujit nga pjesa e pasme e makinës larëse. Mbulojeni tubin me një leckë për të mos lejuar që të spërkatet ujë.

4.Përdorni pinca për të hequr filtrin rrjetë nga vrima e valvulës hyrëse.

5.Zhyteni filtrin rrjetë thellë në ujë në mënyrë që të njomet edhe konektori.

6.Thajeni filtrin plotësisht në hije.

7. Futeni përsëri filtrin rrjetë në tubin e furnizimit të ujit, dhe vendoseni tubin e furnizimit të ujit në pozicionin fillestar.

8. Hapeni rubinetin e ujit.

Nëse filtri rrjetë është bllokuar, shfaqet një kod gabimi “4E” në ekran.

Shqip - 32

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 32

2015/9/8 14:08:58

Page 704
Image 704
Samsung WW90H7410EW/LE, WW80H7410EW/LE manual Pastrimi, Sipërfaqja e makinës larëse, Filtri rrjetë