Samsung WW90H7410EW/LE manual Kërkesat e instalimit, Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi

Models: WW90H7410EW/LE WW80H7410EW/LE

1 768
Download 768 pages 5.43 Kb
Page 684
Image 684

Kërkesat e instalimit

Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi

•  Kërkohet siguresë ose automat AC 220-240 V / 50 Hz

•  Përdorni qark individual të degëzuar specifik për makinën larëse

Për të siguruar tokëzim të mirë, makina juaj larëse shoqërohet me një kabëll korrenti e pajisur me një spinë me tre dhëmbë me tokëzim për t’u përdorur në një prizë të instaluar dhe tokëzuar mirë.

Sigurohuni me një elektricist ose person shërbimi të kualifikuar nëse nuk jeni të sigurt për tokëzimin.

Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse nuk hyn në prizë, thërrisni një elektricist të kualifikuar dhe instaloni një prizë të përshtatshme.

PARALAJMERIM

•  MOS përdorni kabëll zgjatues.

•  Përdorni vetëm kordonin elektrik që jepet me makinën larëse.

•  MOS e lidhni telin e tokëzimit në tuba plastike, tuba gazi ose tuba të ujit të ngrohtë.

•  Konduktorët që nuk janë lidhur mirë mund të shkaktojnë goditje elektrike.

Furnizimi me ujë

Presioni i duhur i ujit për këtë makinë larëse është midis 50 kPa dhe 800 kPa. Presionet e ujit më pak se 50 kPa mund të bëjnë që valvulat e ujit të mos mbyllen plotësisht. Ose mund të duhet më shumë kohë që të mbushet kazani, duke e fikur kështu makinën larëse. Rubinetet e ujit duhet të jenë brenda 120 cm nga pjesa e pasme e makinës larëse në mënyrë që tubat e dhënë të hyrjes të arrijnë makinën larëse.

Për të ulur rrezikun e rrjedhjes

•  Sigurohuni që rubinetet e ujit të arrihen me lehtësi

•  Mbyllni rubinetat kur makina larëse nuk është në përdorim.

•  Kontrolloni rregullisht për rrjedhje në vendet e montimit të tubave të futjes së ujit.

KUJDES: Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë, kontrolloni për rrjedhje të gjitha lidhjet te valvula e ujit dhe te rubinetat.

Shqip - 12

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 12

2015/9/8 14:08:53

Page 684
Image 684
Samsung WW90H7410EW/LE manual Kërkesat e instalimit, Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi, Furnizimi me ujë