Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, polistirolin) që është vendosur në fund të makinës larëse para se ta përdorni atë.

Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose substanca të tjera të djegshme ose shpërthyese.

•  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.

Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të lartë/tharje/ centrifugim).

•  Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të rrëshqitshme. Kjo mund të shkaktojë lëndim.

•  Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.

Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon. •  Kjo mund të shkaktojë lëndim.

Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura. •  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndërkohë që ajo është në funksionim.

•  Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të çojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen e duhur. Mos i lini fëmijët që të ngjiten në pajisje.

•  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.

Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar. •  Kjo mund të shkaktojë lëndim.

Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga priza.

•  Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni, ose modifikoni vetë pajisjen.

•  Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.

•  Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.

•  Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën elektrike. •  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.

•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni shërbimin më të afërt të klientit të Samsung.

•  Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të dëmtohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.

01 INFORMACIONE SIGURIE

Shqip - 7

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 7

2015/9/8 14:08:52

Page 679
Image 679
Samsung WW80H7410EW/LE, WW90H7410EW/LE manual Shqip