Shkarkimi

Samsung rekomandon një tubacion në lartësinë prej 65cm. Tubi i shkarkimit duhet të lidhet me një kapëse tubi në tubacion, dhe tubacioni duhet ta mbulojë plotësisht tubin e shkarkimit.

Nivelimi

Për funksionimin më të mirë, makina larëse duhet të instalohet në dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar vibrimin dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Sipërfaqet e veshura me tapet dhe pllaka të buta nuk kanë rezistencë të mirë ndaj dridhjeve dhe mund të shkaktojnë lëvizjen e lehtë të makinës larëse gjatë ciklit të centrifugës.

KUJDES: MOS e instaloni makinën larëse mbi një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të ulët.

Temperatura e ujit

Mos e instaloni makinën larëse në vende ku uji mund të ngrijë pasi makina larëse gjithnjë mban pak ujë në valvulat, pompat dhe/ose tubat e saj. Uji i ngrirë i mbetur në pjesët e lidhjeve mund të shkaktojë dëmtime të rripave, pompës dhe pjesëve të tjera të makinës larëse.

Instalimi në mur ose dollap

Hapësira minimale për një punim të qëndrueshëm:

Anët

25 mm

Pas

50 mm

 

 

 

 

Lart

25 mm

Përpara

500 mm

 

 

 

 

Nëse makina larëse dhe makina tharëse instalohen në të njëjtin vend, pjesa e përparme e aneksit ose dollapit duhet të ketë të paktën 500 mm hapësirë të papenguar ajrimi. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posatçme të ajrit.

Shqip - 13

02 INSTALIMI

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 13

2015/9/8 14:08:53

Page 685
Image 685
Samsung WW80H7410EW/LE, WW90H7410EW/LE manual Shkarkimi, Nivelimi, Temperatura e ujit, Instalimi në mur ose dollap