KUJDES: Për të shmangur rrezikun për shkak të rivendosjes të një ndërprerjeje nga mbinxehja, kjo pajisje nuk duhet të lidhet me një pajisje shkëmbimi të jashtëm, si për shembull kohëmatës ose të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një pajisje.

PARALAJMERIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të instalimit

Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.

•  Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim.

Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.

Futni kordonin elektrik në një prizë AC 220-240 V / 50 Hz ose më të madhe dhe përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje. Mos përdorni kurrë një kabllo zgjatës.

•  Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese ose duke zgjatur kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

•  Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të specifikimeve të produktit. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr. Vendoseni mirë spinën në prizën e murit.

Fshini rregullisht të gjitha substancat e tilla si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikat e kontaktit duke përdorur një cohë të thatë.

•  Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.

•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.

•  Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme. •  Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.

Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Kjo pajisje duhet tokëzuar siç duhet.

Mos e togëzoni pajisjen tek tubat e gazit, tubat plastikë të ujit, ose tek linja e telefonit. •  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.

•  Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.

Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.

Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).

Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.

•  Ngrica mund t’i bëjë tubat të shpërthejnë.

01 INFORMACIONE SIGURIE

Shqip - 5

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 5

2015/9/8 14:08:52

Page 677
Image 677
Samsung WW80H7410EW/LE, WW90H7410EW/LE manual Paralajmerim Paralajmërime të rëndësishme të instalimit