Mos e instaloni këtë pajisje në një vend kur mund të rrjedhë gaz. •  Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni transformator elektrik.

•  Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni spinë korrenti të dëmtuar, kordon elektrik të dëmtuar ose prizë muri të liruar. •  Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos e tërhiqni me forcë ose mos e përthyeni tej mase kabllon.

Mos e përdridhni ose lidhni kabllon elektrike.

Kabllon elektrike mos e kapni tek një objekt metalik, mos vendosni objekte të rënda mbi të, mos e vendosni në mes të sendeve të tjera, mos e futni në hapësirat prapa pajisjes.

• Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos e tërhiqni kabllon elektrike kur e hiqni spinën nga priza. •  Shkëputeni pajisjen nga korrenti duke mbajtur spinën.

•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me ujë dhe tubave të shkarkimit.

KUJDES: KUJDESI në lidhje me instalimin

Kjo pajisje duhet vendosur në një mënyrë të tillë që të jetë e arritshme nga spina e korrentit.

•  Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.

Instaloni pajisjen në një dysheme të sheshtë dhe të fortë që mund të mbajë peshën e saj.

•  Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojnë dridhje anormale, lëvizje, zhurmë ose probleme me produktin.

Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët. •  Ngrica mund t’i bëjë tubat të shpërthejnë.

PARALAJMERIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të përdorimit

Nëse pajisja përmbytet, çaktivizoni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

•  Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura. •  Në rast të kundërt mund të sjellë goditje elektrike.

Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë spinën e korrentit dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Në rastet kur rrjedh gaz (si p.sh. gaz propan, gaz i lëngshëm, etj) ajrosni menjëherë ambientin pa e prekur spinën. Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike.

•  Mos përdorni ventilator elektrik.

•  Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Mos i lini fëmijët që të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Përveç kësaj, kur ta hidhni pajisjen, hiqni levën e derës së makinës larëse.

•  Fëmijët mund të mbyten për shkak të asfiksimit nëse bllokohen brenda produktit.

Shqip - 6

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 6

2015/9/8 14:08:52

Page 678
Image 678
Samsung WW90H7410EW/LE Kujdes Kujdesi në lidhje me instalimin, Paralajmerim Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit