HAPI 5 - Përcakto kapacitetin e ngarkesës

Mos e mbingarkoni makinën larëse ose rrobat mund të mos lahen mirë. Për kapacitetin e ngarkesës për llojin e rrobave, shiko faqen 25.

Kur lani shtresa ose mbulesa krevati, koha e larjes mund të jetë më e gjatë ose mund të ulet efikasiteti i rrotullimit. Për shtresat dhe mbulesat e krevateve, shpejtësia maksimale e rekomanduar e ciklit të rrotullimit është 800 rpm dhe kapaciteti i ngarkesës është 2.0 kg ose më pak.

KUJDES: Nëse rrobat nuk janë të balancuara dhe shfaqet kodi i gabimit "UE", atëherë shpërndajeni përsëri ngarkesën. Rrobat e pabalancuara mund të ulin performancën e rrotullimit.

HAPI 6 - Përdor detergjentin e duhur

Lloji i detergjentit varet nga lloji i materialit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë përdorni detergjent larës të llojit “me ujra me pak sapun”, i cili është krijuar për makinat larëse automatike.

Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në zonën tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë e mineraleve në ujë, kontaktoni me një autoritet lokal për ujin.

Mos përdorni detergjent që ka tendencën të forcohet ose ngurtësohet. Ky detergjent mund të mbetet pas ciklit të shpëlarjes, duke bllokuar daljen e shkarkimit.

KUJDES: Përdorni vetëm një detergjent të lëngshëm neutral për leshin në kursin Lesh. Një detergjent pluhur me kursin Lesh mund të mbetet në rroba dhe të çngjyrosë rrobat.

Shqip - 20

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 20

2015/9/8 14:08:54

Page 692
Image 692
Samsung WW90H7410EW/LE, WW80H7410EW/LE manual Hapi 5 Përcakto kapacitetin e ngarkesës, Hapi 6 Përdor detergjentin e duhur