7.Lidheni fundin tjetër të tubit të furnizimit të ujit me valvulën e hyrjes në pjesën e pasme të makinës larëse. Rrotullojeni tubin në drejtim të

akrepave të orës për ta shtrënguar.

8.Hapeni rubinetin e ujit dhe kontrolloni në se ka rrjedhje në vendet e

lidhjes. Nëse ka rrjedhje uji, përsëritni hapat e mësipërm.

Nëse përdorni një rubinet uji me vidhosje, lidheni tubin e ujit me rubinetin siç tregohet.

Përdorni lloj të zakonshëm rubineti uji. Nëse rubineti aktual është në formë katrore ose shumë i madh, hiqeni unazën lidhëse para se ta

futni adaptorin në rubinet.

PARALAJMERIM

Mos e përdorni makinën larëse nëse ka rrjedhje uji, dhe kontaktoni me qendrën vendase të shërbimit të Samsung. Përndryshe, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.

KUJDES

Mos e tërhiqni me forcë tubin e furnizimit të ujit. Nëse tubi është shumë i shkurtër, ndërrojeni tubin me një tub më të gjatë të presionit të lartë.

Pas lidhjes së tubit të furnizimit me ujë me përshtatësin, kontrolloni nëse është lidhur siç duhet duke tërhequr poshtë tubin e furnizimit me ujë.

Përdorni një rubinet të zakonshëm. Nëse rubineti është në formë katrore ose shumë i madh, hiqeni unazën lidhëse para se ta futni rubinetin në adaptor.

Për modelet që kanë një hyrje shtesë për ujin e nxehtë:

1.Lidheni fundin e kuq të tubit të furnizimit të ujit të nxehtë me hyrjen e ujit të nxehtë në pjesën e pasme të makinës larëse.

2. Lidheni fundin tjetër të tubit të furnizimit të ujit të nxehtë me rubinetin e ujit të nxehtë.

Shqip - 16

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 16

2015/9/8 14:08:54

Page 688
Image 688
Samsung WW90H7410EW/LE manual Futni adaptorin në rubinet, Kujdes, Për modelet që kanë një hyrje shtesë për ujin e nxehtë