Instalimi hap pas hapi

HAPI 1 - Zgjidhni një vend

Kërkesat për vendin:

Sipërfaqe e fortë, e niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrimin

Larg nga drita direkte e diellit

Hapësirë e përshtatshme për ajrim dhe për telat

Temperatura e ambientit është gjithmonë më e lartë se pika e ngrirjes (0 ˚C)

Gjithmonë larg një burimi nxehtësie

HAPI 2 - Hiqni bulonat e transportit

Shpaketojeni pakon e produktit dhe hiqini të gjitha bulonat e transportit.

1. Lirojini të gjithë bulonat e transportit në pjesën e pasme të makinës larëse duke përdorur çelësin e dhënë.

2.Mbyllini vrimat me tapat plastike të bulonave.

Ruajini bulonat e transportit për përdorim në të ardhmen.

PARALAJMERIM

Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Hidhini të gjitha materialet e paketimit (qeset plastike, poliestirenin, etj) larg arritjes të fëmijëve.

HAPI 3 - Rregulloni këmbët e nivelimit

1.Shtyjeni me kujdes makinën larëse në pozicion. Forca e tepërt mund t'i dëmtojë këmbët e nivelimit.

2. Nivelojeni makinën larëse duke i rregulluar me dorë këmbët e nivelimit.

3.Kur të ketë mbaruar nivelimi, shtrëngojini dadot duke përdorur një çelës.

Shqip - 14

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 14

2015/9/8 14:08:53

Page 686
Image 686
Samsung WW90H7410EW/LE Instalimi hap pas hapi, Hapi 1 Zgjidhni një vend, Hapi 2 Hiqni bulonat e transportit, Paralajmerim