Udhëzimet e sigurisë

Përdorimi i manualit

 

 

 

 

 

 

 

 

Ju faleminderit që zgjodhët furrën inkaso "SAMSUNG".

Manuali i përdorimit përmban informacione të rëndësishme mbi sigurinë dhe udhëzime për t'ju ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.

Jeni të lutur t'i kushtoni pak kohë leximit të manualit të përdorimit, përpara se të përdorni furrën, si dhe ruajeni librin për t'iu referuar në të ardhmen.

Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme:

VINI RE

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.

KUJDES

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose dëmtim të pasurisë.

SHËNIM

Këshilla, rekomandime ose informacione të dobishme që ndihmojnë përdoruesit për përdorimin e produktit.

Instalimi i furrës duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse të sigurisë.

Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë

VINI RE

Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Nëse kordoni elektrik ka defekt, duhet të zëvendësohet me kordon të posaçëm ose grup të ofruar nga prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit. (Vetëm për modelin me instalime elektrike fikse)

Për të shmangur rreziqet në rast se kordoni elektrik është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm. (Vetëm për modelin me kordon elektrik)

Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes nga rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të disponueshme ose duke vendosur një çelës tek instalimi fiks elektrik në përputhje me rregullat e instalimit.

Shqip  3

Përdorimi i manualit

NV70K2340RB_OL_DG68-00759A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 3

2016-12-19 ￿￿ 4:56:38

Page 131
Image 131
Samsung NV70K2340RB/EO Udhëzimet e sigurisë, Përdorimi i manualit, Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme