Pastrim me avull

Ky funksion është i dobishëm për pastrimin me avull të ndotjeve të lehta.

Ky funksion kursen kohë duke evituar nevojën për pastrim të rregullt manual. Gjatë këtij procesi në ekran shfaqet koha e mbetur.

1.Hidhni 400 ml (3/4 pint) ujë në fund të furrës dhe

mbyllni derën.

2.Rrotulloni graduesin e modaliteteve për të

zgjedhur .

3.Shtypni OK për të filluar pastrimin. Pastrimi me avull punon për 26 minuta.

4.Përdorni një leckë të thatë për të pastruar pjesën e brendshme të furrës.

VINI RE

Mos e hapni derën përpara përfundimit të ciklit. Uji brenda furrës është shumë i nxehtë dhe mund të shkaktojë djegie.

SHËNIM

Nëse furra është shumë e ndotur me yndyrë, për shembull, pas keni skuqur ose pjekur në skarë, rekomandohet që t'i pastroni manualisht njollat e forta me një agjent pastrues para se të aktivizoni pastrimin me avull.

Pas përfundimit të ciklit, lëreni derën e furrës pak të hapur. Kjo bëhet për të mundësuar tharjen e plotë të sipërfaqes së brendshme të emaluar.

Pastrimi automatik nuk aktivizohet ndërkohë që furra është e nxehtë brenda. Prisni derisa furra të ftohet dhe provoni sërish.

Mos derdhni ujë me forcë në pjesën e poshtme. Bëjeni me të lehtë. Përndryshe, uji do të vërshojë në pjesën e përparme.

Kohëmatësi

Kohëmatësi ju ndihmon të kontrolloni kohën ose kohëzgjatjen e punës gjatë gatimit.

1.Shtypni .

2.Rrotulloni çelësin e vlerës për të caktuar kohëzgjatjen që dëshironi dhe më pas shtypni

OK.

Mund të caktoni një kohë prej maksimumi 23 orësh e 59 minutash.

Tingulli aktiv/joaktiv

Për të heshtur tingëllimin, shtypeni dhe mbajeni

për 3 sekonda.

• Për ta rikthyer tingëllimin, shtypeni dhe mbajeni sërish për 3 sekonda.

Shqip  17

Veprimet

NV70K2340RB_OL_DG68-00759A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 17

2016-12-19 ￿￿ 4:56:46

Page 145
Image 145
Samsung NV70K2340RB/EO, NV70K2340RB/OL manual Pastrim me avull, Kohëmatësi, Tingulli aktiv/joaktiv