Udhëzimet e sigurisë

Udhëzimet e sigurisë

Për montimin nuk duhet të mbështeteni në përdorimin e ngjitëseve, pasi këto nuk konsiderohen të besueshme si mjete montimi.

Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

Pjesët e jashtme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.

Nëse pajisja ka funksion pastrimi me avull ose vetëpastrimi, përpara pastrimit duhet të hiqen derdhjet e tepërta dhe gjatë pastrimit me avull ose vetëpastrimit nuk duhet të lihet asnjë enë në furrë. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.

Nëse pajisja ka funksion vetëpastrimi, gjatë këtij të fundit sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe prandaj fëmijët duhen mbajtur larg. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.

Përdorni vetëm termometrin e rekomanduar për këtë furrë. (Vetëm për modelin me termometër për mishin)

Nuk duhet përdorur pastrues me avull.

Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e elektroshokut.

Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpra metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund ta gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

4  Shqip

Pajisja dhe pjesët e saj të jashtme nxehen gjatë përdorimit.

Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.

Temperatura në sipërfaqet e jashtme mund të jetë e lartë gjatë kohës që pajisja është në punë.

Dera ose sipërfaqja e jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në punë.

Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.

Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të jashtëm komandimi në distancë.

NV70K2340RB_OL_DG68-00759A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 4

2016-12-19 ￿￿ 4:56:38

Page 132
Image 132
Samsung NV70K2340RB/OL, NV70K2340RB/EO manual Udhëzimet e sigurisë