Temperatura në sipërfaqet e jashtme mund të jetë e lartë gjatë kohës që pajisja është në punë.

Dera ose sipërfaqja e jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në punë.

Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.

Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të jashtëm komandimi në distancë.

Futni skarën me tela në vend me pjesët e dala (ndalues në të dyja anët) për përpara, në mënyrë që skara me tela të mbështesë pozicionin e qëndrimit për sasi të mëdha ushqimi.

KUJDES

Mos e lidhni furrën nëse është dëmtuar gjatë transportimit.

Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.

Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.

Riparimet duhet të kryhen vetëm nga tekniku i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi SAMSUNG ose shitësin tuaj.

Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.

Furra duhet të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një sigurese ose çelësi stakues të miratuar. Mos përdorni kurrë përshtatës të shumëfishtë spinash ose kordonë zgjatues.

Furnizimi me energji duhet të ndërpritet gjatë riparimit ose pastrimit të pajisjes.

Tregoni kujdes kur lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.

Nëse pajisja ka funksionin e gatimit me avull, mos e vini në përdorim nëse kaseta e furnizimit me ujë është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion me avull)

Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. (Vetëm modeli me funksion me avull)

Udhëzimet e sigurisë

Shqip  7

NV75J5540RS_OL_DG68-00616H-01_SQ_150520.indd 7

2015-05-20 �� 3:12:14

Page 311
Image 311
Samsung NV75J5540RS/OL manual Kujdes