Gatimi inteligjent

Gatimi inteligjent

Koleksion i recetave të shpeshta të gatimit automatik.

Patate furre

Përbërësit 800 g patate, 100 ml qumësht, 100 ml krem, 50 g vezë e plotë e rrahur, 1 lugë gjelle kripë, piper, arrëmyshk, 150 g djathë i grirë, gjalpë, trumzë

Udhëzimet Qëroni patatet dhe pritini në feta me trashësi 3 mm. Lyeni me gjalpë të gjithë sipërfaqen e enës së furrës (22-24 cm). Shpërndani fetat në një leckë të pastër dhe mbajini të mbuluara me të ndërkohë që përgatisni pjesën e mbetur të përbërësve.

Përzieni në një tas të madh pjesën e mbetur të përbërësve, përveç djathit të grirë, dhe trazojini mirë. Vendosini në enë fetat e patates, të cilat mbivendosen pak me njëra-tjetrën, dhe hidhni përzierjen mbi patate. Shpërndani djathin e grirë mbi sipërfaqe sipër dhe piqini. Pasi të jenë gatuar, shërbejini duke vendosur copëza nga gjethet e freskëta të trumzës.

Perime furre

Përbërësit 800 g perime (kungull, domate, qepë, karotë, speca, patate të gatuara paraprakisht), 150 ml krem, 50 g vezë e plotë e rrahur, 1 lugë gjelle kripë për secilën, erëza (piper, majdanoz ose rozmarinë), 150 g djathë i grirë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, disa gjethe trumze

Udhëzimet Lani perimet dhe pritini në feta me trashësi 3-5 mm. Vendosni fetat në një enë furre (22-24 cm) dhe hidhni vajin mbi perime. Përzieni pjesën e mbetur të përbërësve, përveç djathit të grirë, dhe hidhini sipër perimeve. Shpërndani djathin e grirë mbi sipërfaqe sipër dhe piqini. Pastaj, shërbejini duke vendosur copëza nga gjethet e freskëta të trumzës.

58  Shqip

NV75J5540RS_OL_DG68-00616H-01_SQ_150520.indd 58

2015-05-20 �� 3:12:25

Page 362
Image 362
Samsung NV75J5540RS/OL manual Koleksion i recetave të shpeshta të gatimit automatik