Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Iguria Gjatë Funksionimit, udhëzimet e sigurisë

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 211
Image 211

PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e ndonjë goditjeje elektrike.

IGURIA GJATË FUNKSIONIMIT

Kjo furrë është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.

Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i prekni elementet ngrohëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.

Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme mbi furrë.

Sipërfaqja e furrës nxehet kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.

Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull në mënyrë të vrullshme.

Gjatë gatimit të ushqimeve që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të temperaturave të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë sipërfaqe të nxehtë të furrës.

Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.

Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.

Ushqimet e ngrira, si p.sh. picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e pjekjes, mund dhe të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës.

Mos hidhni ujë në pjesën e poshtme të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar.

Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.

Mos e mbuloni pjesën e poshtme të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë pjekjeje apo tepsi. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, çka mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar duke dhënë cilësi të dobët gatimi.

Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.

Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës.

Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.

Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit, ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.

Fëmijët duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

pajisjet nuk janë menduar të përdoren me kohëmatës të jashtëm ose me sistem komandimi në distancë.

Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijë të pambikëqyrur.

Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.

gjatë procesit të pastrimit, sipërfaqja mund të nxehet më shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur larg.

Derdhjet e tepërta duhet të hiqen para se të bëhet pastrimi dhe enët që përmenden në manualin e pastrimit mund të lihen në furrë gjatë pastrimit.

\udhëzimet e sigurisë _3

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 3

7/4/2013 1:13:03 PM

Page 211
Image 211
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Iguria Gjatë Funksionimit, udhëzimet e sigurisë