Nëse kjo pajisje ka funksion me avull ose me vetëpastrim, derdhjet e tepërta duhet të hiqen para se të bëhet pastrimi dhe asnjë nga enët nuk duhet të lihet në furrë gjatë pastrimit ose vetëpastrimit.

Nëse kjo pajisje ka funksion me vetëpastrim, gjatë vetëpastrimit, sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur larg.

Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni gjëra të rënda mbi derë.

Mos e hapni derën me shumë forcë.

PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, madje edhe pasi të ketë mbaruar procesi i gatimit.

PARALAJMËRIM: Mos e lini derën hapur ndërkohë që furra është duke punuar.

UDHËZIMET PËR HEDHJEN

Hedhja e materialeve të paketimit

Materiali që përdoret për paketimin e kësaj pajisjeje është i riciklueshëm.

Hidhini materialet e paketimit në vendin e përshtatshëm të depozitimit në ambientin e eliminimit të mbeturinave në vendin tuaj.

Hedhja e pajisjeve të vjetra

PARALAJMËRIM: Para se të hidhni pajisjet e vjetra, nxirrini jashtë funksionimit në mënyrë që të mos përbëjnë burim rreziku.

Për ta bërë këtë, shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe hiqeni spinën elektrike.

Për të mbrojtur mjedisin, është e rëndësishme që pajisjet e vjetra të hidhen në mënyrën e duhur.

Pajisja nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.

Mund të merrni informacion rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të mbeturinave urbane nga drejtoria ose këshilli juaj vendor.

ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI

(PAJISJE MBETURINË ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)

(Të zbatueshme në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të grumbullimit)

Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

4_ \udhëzimet e sigurisë

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 4

7/4/2013 1:13:03 PM

Page 212
Image 212
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Udhëzimet PËR Hedhjen, Hedhja e materialeve të paketimit