Samsung BQ2Q7G214/BOL Përdorimi i manualit, Udhëzimet e sigurisë, Siguria Elektrike

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 210
Image 210

përdorimi i manualit

Ju faleminderit që zgjodhët furrën inkaso SAMSUNG.

Ky manual përdorimi përmban informacione të rëndësishme mbi sigurinë dhe udhëzime për t'ju ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes suaj.

Ju lutemi, lexoni më parë manualin e përdorimit para se ta përdorni furrën dhe mbajeni këtë libër për t'iu referuar më vonë.

Në tekstin e këtij manuali janë përdorur simbolet e mëposhtme.

Paralajmërim ose kujdes

E rëndësishme

Shënim

udhëzimet e sigurisë

Instalimi i kësaj furre duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse mbi sigurinë.

SIGURIA ELEKTRIKE

Mos e lidhni furrën nëse është dëmtuar gjatë transportimit.

Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.

Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.

Riparimet duhet të kryhen vetëm nga tekniku i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi SAMSUNG ose shitësin tuaj.

Nëse kordoni elektrik është me defekt, duhet të zëvendësohet me një kordon të posaçëm ose me kabllo që ofrohet nga prodhuesi ose nga një agjent i autorizuar shërbimi. (Vetëm pajisje me lidhje fikse të kabllove)

Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit, ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet. (vetëm për pajisje me kordon elektrik)

Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.

Furra duhet të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një sigurese apo çelësi të miratuar. Mos përdorni kurrë përshtatës të shumëfishtë spinash ose zgjatues.

Pllaka e të dhënave ndodhet në anën e djathtë të derës.

Kur pajisja është duke u riparuar ose duke u pastruar, furnizimi me energji duhet të ndërpritet.

Kujdes kur të lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.

Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri, nëse ata nuk janë në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë, ose nëse nuk janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Duhet të lejojë shkëputjen e pajisjes nga rrjeti elektrik pas instalimit. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të disponueshme ose duke vendosur një çelës te lidhja e fiksuar e kabllove në përputhje me rregullat e lidhjes së kabllove.

PARALAJMËRIM: Pjesët e përdorshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Mbajini larg fëmijët, për të shmangur djegiet.

2_ përdorimi i manualit

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 2

7/4/2013 1:13:02 PM

Page 210
Image 210
Samsung BQ2Q7G214/BOL Përdorimi i manualit, Udhëzimet e sigurisë, Siguria Elektrike