Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Funksionet E Furrës, Modalitetet e furrës, 24 përdorimi i furrës

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 232
Image 232

FUNKSIONET E FURRËS

Veçoritë e kësaj furre përfshijnë funksionet e mëposhtme

Modalitetet e furrës

Tabela e mëposhtme paraqet modalitetet dhe cilësimet e ndryshme të furrës. Përdorni tabelat e udhëzuesit të gatimit për këto modalitete në faqet e mëposhtme si udhëzues gatimi.

Konvencional

Ushqimi ngrohet nëpërmjet elementeve të sipërme dhe të poshtme ngrohëse. Ky cilësim është i përshtatshëm për pjekje dhe skuqje.

Ngrohje me anë të sistemit të sipërm + Konveksion Rekomandojmë këtë modalitet për skuqjen e mishit. Elementi i sipërm ngrohës është në punë dhe ventilatorët funksionojnë për të qarkulluar ajrin e nxehtë që vjen nga pjesa e sipërme dhe nga elementi ngrohës i murit të pasmë.

Me konveksion

Ushqimi ngrohet nga ajri i nxehtë që vjen nga elementi i pasmë ngrohës dhe që qarkullohet nga dy ventilatorët. Ky cilësim ofron ngrohje në mënyrë uniforme dhe është ideal për ushqimet e ngrira, si dhe për kekët dhe brioshët.

Ky modalitet mund të përdoret për pjekje në dy nivele.

Skarë e madhe

Ushqimi ngrohet nëpërmjet elementeve të sipërme ngrohëse. Rekomandojmë këtë modalitet për pjekjen e biftekut dhe të salsiçeve, si dhe të tostit me djathë.

Skarë e vogël

Ky modalitet është ideal për pjekjen e sasive të vogla të ushqimit, si p.sh. simitet, filetat e djathit ose të peshkut.

Vendoseni ushqimin në mes të skarës së përgjithshme, pasi vetëm elementi më i vogël ngrohës është vënë në punë.

Nxehtësi me anë të sistemit të poshtëm + konveksion Elementi i sipërm ngrohës dhe elementi ngrohës i murit të pasmë sigurojnë ajër të nxehtë që qarkullohet nga ventilatorët. Ky modalitet është ideal për pjekjen e ushqimeve si lakrorë, pica, bukë dhe kekë me djathë.

24_ përdorimi i furrës

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 24

7/4/2013 1:13:16 PM

Page 232
Image 232
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Funksionet E Furrës, Modalitetet e furrës, 24 përdorimi i furrës