Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Vetëpastrimi, Pastrimi dhe kujdesi, Bllokimi i derës, Zhbllokimi

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 249
Image 249

pastrimi dhe kujdesi

VETËPASTRIMI

Ky modalitet është për pastrimin automatik të furrës.

Ky modalitet djeg yndyrën e mbetur në furrë, që ajo të mund të pastrohet kur të ftohet furra. Furra nxehet përafërsisht deri në 500 °C.

Gjatë vetëpastrimit (vetëpastrimit pirolitik), dera e furrës bllokohet automatikisht.

Bllokimi i derës ( )

Kur temperatura e furrës nxehet mbi 300 °C , dera do të

bllokohet automatikisht për siguri.

 

 

Zhbllokimi

Kur temperatura e furrës bie nën 260 °C, dera do të

zhbllokohet automatikisht.

 

 

 

PARALAJMERIM

Gjatë këtij procesi, furra nxehet shumë.

Fëmijët duhet të mbahen larg, në një distancë të sigurt.

Kujdes: Përpara se të kryeni funksionin e vetëpastrimit, duhet të hiqni nga furra të gjithë aksesorët.

Largoni paraprakisht me dorë çdo pjesë të madhe papastërtie.

Gjatë procesit të vetëpastrimit, brenda furrës mund të bjerë zjarr, sepse mbetjet e trasha të ushqimit, yndyra dhe lëngu i mishit janë të ndezshme.

pastrimi dhe kujdesi

1.Shtypni butonin Zgjedhja e pjesës për modalitetin e vetëpastrimit. “ ” do të pulsojë.

2.Shtypni butonin Kontrolli i kohës/ temperaturës në nivelin 1, 2 ose 3, sipas nivelit të papastërtisë në furrë.

Nëse kanë kaluar 5 sekonda dhe nuk ka rregullime të tjera, furra do të fillojë automatikisht në nivelin e zgjedhur.

 

Niveli

Kohëzgjatja

 

 

 

P1

(e ulët)

rreth 120 minuta

 

 

 

P2

(mesatare)

rreth 150 minuta

 

 

 

P3

(e lartë)

rreth 180 minuta

 

 

 

3.Pasi të ftohet furra, fshijeni derën e furrës dhe përgjatë cepave me një leckë të njomë.

pastrimi dhe kujdesi _41

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 41

7/4/2013 1:13:19 PM

Page 249
Image 249
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Vetëpastrimi, Pastrimi dhe kujdesi, Bllokimi i derës, Zhbllokimi