Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Ndryshimi I Llambës, Rrezik nga goditjet elektrike

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 255
Image 255

NDRYSHIMI I LLAMBËS

Rrezik nga goditjet elektrike!

Para se të zëvendësoni llambat e furrës, ndiqni hapat e mëposhtme:

Fikeni furrën;

Shkëputeni sobën nga rrjeti i furnizimit me energji; dhe

Mbrojeni llambën e furrës dhe kapakun prej xhami duke vendosur një cohë në fund të furrës.

Mund të blini një llambë te qendra e shërbimit SAMSUNG.

Zëvendësimi i llambës së pasme dhe pastrimi i kapakut prej xhami

1. Hiqeni kapakun duke e rrotulluar në drejtim kundërorar.

2. Hiqni unazat metalike dhe pastroni kapakun prej xhami.

3. Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambën e halogjenit me një llambë drite halogjeni për furrë, 25 watt, 230 V dhe rezistente ndaj nxehtësisë deri në 300 °C.

Përdorni gjithmonë një cohë për të mbajtur llambën e halogjenit, për të shmangur kështu ndotjen me vaj të sipërfaqes së llambës me gishtat tuaja.

4.Vendosini unazat metalike në kapakun prej xhami.

5.Rivendoseni kapakun prej xhami.

pastrimi dhe kujdesi

Zëvendësimi i llambës anësore të furrës dhe pastrimi i kapakut prej xhami

1. Për të hequr kapakun prej xhami, mbani pjesën fundore me një dorë, futni një mjet të mprehtë, si thikë buke, ndërmjet xhamit dhe kornizës dhe nxirreni lart kapakun.

2.Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambën e halogjenit me një llambë drite halogjeni për

furrë, 25 ~ 40 watt, 230 V dhe rezistente ndaj nxehtësisë deri në 300 °C.

Përdorni gjithmonë një cohë për të mbajtur llambën e halogjenit, për të shmangur kështu ndotjen me vaj të sipërfaqes së llambës me gishtat tuaja.

3.Rivendosni kapakun prej xhami.

pastrimi dhe kujdesi _47

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 47

7/4/2013 1:13:22 PM

Page 255
Image 255
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Ndryshimi I Llambës, Rrezik nga goditjet elektrike