Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Shkopi i hellit fakultativ 2 pirunë, doreza e lëvizshme dhe

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 219
Image 219

4. Tava e thellë (fakultative) për skuqje ose për të mbajtur kullimin e lëngut të mishit ose të yndyrave.

Pjesa ballore

5.Ndarësi (fakultativ) për modalitetet lart, poshtë dhe të ndarë. Përdoreni në nivelin 3. Në anën e pasme të dhomëzës së gatimit ndodhet një buton sensori për ndarësin. Vendoseni tërësisht në pjesën e pasme.

6.Shkopi i hellit (fakultativ) 2 pirunë, doreza e lëvizshme dhe

skeleti, i cili vendoset në raftin e 3-të nga poshtë. Për të përdorur shkopin e hellit, vendoseni bishtin e tij në vrimën që ndodhet në murin e pasmë të pjesës së brendshme të furrës. Vendoseni tavën e thellë në nivelin 1 kur të përdorni hellin.

7.Hell dhe shish. (fakultativ)

8.Filtri i yndyrës (fakultativ).

Filtri i yndyrës i instaluar në murin e pasmë të pjesës së brendshme të furrës mbron ventilatorin, ngrohësin rrotullues dhe furrën nga papastërtitë, sidomos nga stërpikjet e yndyrës. Kur të gatuani mishin, ju rekomandojmë të përdorni filtrin e yndyrës. Kur të piqni gatime brumi, hiqeni gjithmonë filtrin! Nëse filtri është i vendosur kur të piqni gatime brumi ose kekë, niveli i pjekjes mund të jetë i dobët.

Për ta përdorur:

Vendoseni tavën e thellë (pa këmbje) në nivelin 1 për të mbajtur kullimin e lëngut të gatimit ose vendoseni në pjesën e poshtme të furrës nëse copa e mishit për t'u skuqur është e madhe.

Rrëshqisni një nga pirunët te shkopi i hellit; vendoseni copën e mishit për t'u skuqur te shkopi i hellit;

Patatet dhe perimet e përvëluara mund të vendosen në anësoret e tavës së thellë për t'u skuqur njëkohësisht.

Vendoseni skeletin në raftin e mesit dhe pozicionojeni në formë "v" në pjesën ballore.

Për të lehtësuar vendosjen e shkopit të hellit, skeleti mund të shtrëngohet në pjesët fundore të pamprehta.

Vendoseni shkopin e hellit te skeleti me majën të drejtuar nga mbrapa dhe shtyjeni lehtë derisa maja e shkopit të futet në mekanizmin rrotullues në murin e pasmë të furrës. Pjesa fundore e pamprehtë e shkopit duhet të vendoset në formë "v". (Shkopi i hellit ka dy veshë, të cilët duhet të qëndrojnë afër derës për të shmangur lëvizjen e shkopit para, gjithashtu ata shërbejnë si kapëse për dorezën.)

Para se të gatuani, lirojeni dorezën. Pas gatimit, shtrëngojeni dorezën përsëri për të ndihmuar në heqjen e shkopit të hellit nga skeleti.

PARALAJMËRIM: Të gjitha pjesët shtesë dhe pjesët e papërshtatshme për vetëpastrim duhet të hiqen për pastrim pirolitik.

pjesët dhe karakteristikat _11

pjesët dhe karakteristikat

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 11

7/4/2013 1:13:07 PM

Page 219
Image 219
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Shkopi i hellit fakultativ 2 pirunë, doreza e lëvizshme dhe, Për ta përdorur