Samsung BQ2Q7G214/BOL Tharje E Shpejtë, Pjesa E Jashtme E Furrës, Pjesa E Brendshme E Furrës

Models: BQ2Q7G214/BOL

1 364
Download 364 pages 18.04 Kb
Page 252
Image 252

THARJE E SHPEJTË

1.Lëreni derën e furrës të hapur deri sa të krijojë një kënd afërsisht 30 °.

2.Shtypni butonin Zgjedhja e ndarjes për modalitetin e pandarë.

3.Shtypni butonin Zgjedhja e modalitetit të gatimit.

4.Shtypni butonin Komandimi i kohës/temperaturës për konveksion.

5.Vendosni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe temperaturën në 50 °C.

6.Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.

PARALAJMËRIM: Mos përdorni pastrues me presion të lartë uji ose pastrues me presion avulli për të pastruar furrën.

PJESA E JASHTME E FURRËS

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që furra të jetë ftohur para se të filloni pastrimin.

Për të pastruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.

Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.

Pjesët ballore të furrës prej inoksi

Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale gërryese. Mund të dëmtojnë sipërfaqen e lëmuar.

Pjesët ballore të furrës prej alumini

Pastrojeni pllakën lehtë me një cohë të butë ose cohë me mikrofibër dhe me detergjent të butë xhamash.

PJESA E BRENDSHME E FURRËS

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Mos përdorni tel enësh të ashpër ose sfungjerë pastrues.

Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara të furrës, përdorni pastrues furre që qarkullojnë në treg.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

PJESËT SHTESË

Pastroni të gjitha enët e gatimit dhe pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me peshqir kuzhine. Për ta pastruar më me lehtësi, njomeni në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta.

44_ pastrimi dhe kujdesi

BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 44

7/4/2013 1:13:20 PM

Page 252
Image 252
Samsung BQ2Q7G214/BOL manual Tharje E Shpejtë, Pjesa E Jashtme E Furrës, Pjesa E Brendshme E Furrës