Samsung GE109MST1/BOL manual Nuk duhet përdorur pastrues me avull

Models: GE109MST1/BOL

1 272
Download 272 pages 22.32 Kb
Page 141
Image 141

Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me lartësi të tillë që lejon përdorimin e hapësirës dhe të zonës së kontrollit.

Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.

Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë djegieje ose nëse del tym, hiqeni spinën elektrike menjëherë dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të jetë e disponueshme.

Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm e vendosur mbi banak. Furra me mikrovalë nuk duhet vendosur në dollap.

PARALAJMËRIM

(Vetëm për funksionin e mikrovalëve) - Opsional

PARALAJMËRIM: Kur pajisja përdoret në regjimin me kombinim, fëmijët duhet ta përdorin atë vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve për shkak të temperaturave të larta që krijohen.

Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

PARALAJMËRIM: Pjesët e përdorshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.

Nuk duhet përdorur pastrues me avull.

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e një goditjeje elektrike.

PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme nxehen gjatë përdorimit.

Duhet të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehëse.

Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur pajisja është vënë në punë.

Dera e sipërfaqes së jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në punë.

Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.

01 INFORMACIONI I SIGURISË

Shqip - 5

GE109MST1_BOL_DE68-04287A-01_SQ.indd 5

20/12/2014 13:28:23

Page 141
Image 141
Samsung GE109MST1/BOL Nuk duhet përdorur pastrues me avull, Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç