PJESËT SHTESË
Në varësi të modelit që keni blerë, ju jepen disa pjesë shtesë të cilat mund të përdoren në një sërë mënyrash.
1. Unaza e rrotullimit, duhet vendosur në qendër të furrës.
Qëllimi: Unaza rrotulluese mban pjatën rrotulluese.
2.Pjata rrotulluese, duhet vendosur në unazën rrotulluese dhe pjesa qendrore e pjatës duhet të puthitet me bashkuesin.
Qëllimi: Pjata rrotulluese shërben si sipërfaqja kryesore e gatimit; ajo mund të hiqet lehtësisht për t'u pastruar.
3.Skara e lartë, duhet vendosur mbi pjatën rrotulluese. Qëllimi: Skarat metalike mund të përdoren për të gatuar
dy lloje ushqimesh njëkohësisht. Mbi pjatën rrotulluese mund të vendoset një pjatë e vogël me ushqim ndërsa një tjetër pjatë me ushqim mund të vendoset mbi skarë. Skara metalike mund të përdoret për pjekje dhe për gatim të kombinuar.
4.Pjata e fortë, shikoni faqet 20 deri në 21.
Qëllimi: Pjata e ashpër përdoret për të skuqur më mirë ushqimin në modalitetet e gatimit me kombinim të mikrovalës ose skarës. Ndihmon në mbajtjen të thatë të brumit të picës dhe të ëmbëlsirave.
5. Tasi me ujë të pastër, shihni faqet 21-22.
Qëllimi: Tasi me ujë mund të përdoret për të pastruar.
përdorimi i furrës
SI PUNON FURRA ME MIKROVALË
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
•Shkrirje
•Ringrohje
•Gatim
Parimi i gatimit.
1. Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni reflektohen në zgavër dhe shpërndahen njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet njëtrajtësisht.
2.Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi prej
1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë që nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.
3. Koha e gatimit ndryshon sipas enës së përdorur dhe karakteristikave të ushqimit:
•Sasia dhe dendësia
•Përmbajtja e ujit
•Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Duke qenë se pjesa e mesit të ushqimit gatuhet me shpërndarje nxehtësie, gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë në të gjithë ushqimin.
03 KARAKTERISTIKAT E FURRËS
Shqip - 13
20/12/2014 13:28:40