KONTROLLI NËSE FURRA FUNKSION SIÇ DUHET

Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet në çdo kohë. Nëse keni dyshime, drejtojuni seksionit me titull

“Zgjidhja e problemeve” në faqet 31-32.

Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali (100 % - 900 W), uji do të marrë më shumë kohë për të zier.

Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në anë e djathtë të derës. Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Mbyllni derën.

Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s) dhe caktojeni kohën në 4 ose 5 minuta, duke shtypur butonin START/+30s (FILLO/+30s) aq herë sa duhet.

Rezultati: Furra e ngroh ujin për 4 deri në 5 minuta. Uji duhet të fillojë të ziejë.

GATIMI/RINGROHJA

Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni ushqimin. Para se të largoheni nga furra, kontrolloni GJITHMONË cilësimet e gatimit.

Hapni derën. Vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Mbyllni derën. Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.

1. Shtypni butonin Microwave (Mikrovalë). Rezultati: Shfaqen treguesit 900 W

(fuqia maksimale e gatimit): (regjimi i mikrovalëve)

2.Zgjidhni nivelin e përshtatshëm të fuqisë duke shtypur

përsëri butonin Microwave (Mikrovalë) derisa të shfaqet niveli përkatës i fuqisë në vat.

Drejtojuni tabelës së niveleve të fuqisë.

3.Caktoni kohën e gatimit duke shtypur butonin Lart(+)/Poshtë(-).

Rezultati: Shfaqet koha e gatimit.

4. Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të rrotullohet. Gatimi fillon dhe kur mbaron.

Sinjali i furrës bie dhe pulson “End (Fund)”

4 herë. Atëherë, sinjali i furrës do të bjerë një herë në minutë.

VENDOSJA E ORËS

Kur lidhet me energjinë, në ekran shfaqet automatikisht “88:88” dhe pastaj “12:00”.

Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me 24 orë ose me

12 orë. Ju duhet të vendosni orën:

Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë

Pas një ndërprerje të energjisë

Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në periudhën e dimrit dhe anasjelltas.

1. Për të shfaqur orën në...

numërim 24 orësh. numërim 12 orësh.

Shtypni butonin Ora një ose dy herë.

2.Shtypni butonin Lart(+)/Poshtë(-)për të vendosur orën.

3. Shtypni butonin Ora.

4.Shtypni butonin Lart(+)/Poshtë(-)për të caktuar minutat.

Shqip - 14

GE109MST1_BOL_DE68-04287A-01_SQ.indd 14

20/12/2014 13:28:41

Page 150
Image 150
Samsung GE109MST1/BOL Kontrolli Nëse Furra Funksion SIÇ Duhet, Gatimi/Ringrohja, Vendosja E Orës, Për të shfaqur orën në