PJEKJA NË SKARË
Skara ju mundëson që ta nxehni dhe ta skuqni ushqimin shpejt, pa përdorur mikrovalët.
•Përdorni gjithmonë doreza gatimi kur të prekni mbajtëset në furrë, pasi do të jenë shumë të nxehta.
•Mund të merrni rezultate më të mira gatimi dhe pjekje në skarë nëse përdorni skarën e sipërme.
1. Hapeni derën dhe vendoseni ushqimin në skarë dhe në vijim mbyllni derën.
2.Shtypni butonin Grill (Skarë).
Rezultati: Shfaqen treguesit e mëposhtëm: (regjimi i skarës)
•Nuk mund ta caktoni temperaturën e skarës.
3.Caktojeni kohën e pjekjes në skarë duke shtypur butonin
•Koha maksimale e pjekjes në skarë është 60 minuta.
4.Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s). Rezultati: Pjekja në skarë fillon.
• Kur gatimi të ketë përfunduar, sinjali i furrës do të bjerë dhe do të pulsojë “End (Fund)”
4 herë. Më pas sinjali i furrës do të bjerë një herë çdo minutë.
KOMBINIMI I MIKROVALËVE DHE I SKARËS
Ju mund të kombinoni gjithashtu gatimin me mikrovalë me skarën për të gatuar shpejt dhe për të skuqur në të njëjtën kohë.
GJITHMONË përdorni enë gatimi që nuk e dëmtojnë mikrovalën dhe që janë zjarrduruese. Pjatat prej xhami ose qeramike janë ideale sepse ato lejojnë penetrimin e mikrovalëve në mënyrë të barabartë në ushqim.
Përdorni GJITHMONË doreza furre kur prekni pjatat në furrë sepse ato do të jenë shumë të nxehta.
Mund të përmirësoni gatimin dhe pjekjen në skarë nëse përdorni skarën e sipërme.
Hapni derën. Vendosni ushqimin mbi skarën që i përshtatet më mirë llojit të ushqimit që do të gatuhet. Vendosni skarën në pjatën rrotulluese. Mbyllni derën.
1. Shtypni butonin Combi (Me kombinim). Rezultati: Shfaqen treguesit e mëposhtëm:
(regjimi me kombinim mikrovalë dhe skarë) 600 W (fuqia në dalje)
2.Zgjidhni nivelin e përshtatshëm të fuqisë duke shtypur sërish
butonin Combi (Me kombinim) derisa të shfaqet niveli përkatës i fuqisë (600 W, 450 W, 300 W).
•Nuk mund ta caktoni temperaturën e skarës.
3.Caktoni kohën e gatimit duke shtypur butonin
•Koha maksimale e gatimit është 60 minuta.
4.Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).
Rezultati:
• Gatimi me kombinim fillon.
• Kur gatimi të ketë përfunduar, sinjali i furrës do të bjerë dhe do të pulsojë “End (Fund)”
4 herë. Më pas sinjali i furrës do të bjerë një herë çdo minutë.
04 PËRDORIMI I FURRËS
Shqip - 19
20/12/2014 13:28:49