Samsung GE109MST1/BOL manual Fikja E Sinjalizuesit, STOP/ECO NDAL/KURSIM dhe Ora

Models: GE109MST1/BOL

1 272
Download 272 pages 22.32 Kb
Page 158
Image 158

4. Shtypni butonin Steam Clean (Pastrim me avull). Gjatë pastrimit me avull mund të duket E MJEGULLT, gjë që nuk përbën defekt, POR THJESHT AVULLI MBULON dritën BRENDA.

5. Hapni derën dhe pastroni zgavrën e furrës me një leckë të thatë enësh. Hiqeni pjatën rrotulluese dhe pastroni vetëm skarën e poshtme me letër kuzhine.

Tasi me ujë mund të përdoret vetëm gjatë modalitetit “Pastrim me avull”.

PARALAJMËRIM Gjatë gatimit të ushqimeve jo lëngje, hiqeni tasin me ujë, pasi do të dëmtohet dhe mund të shkaktojë zjarr te furra me mikrovalë.

Një sasi më e madhe se 50 ml ujë mund të shkaktojë rrjedhje në pjesën e pasme nëpërmjet vrimës. Sigurohuni që të mos ketë më shumë se 50 ml.

PËRDORIMI I VEÇORIVE TË KYÇIT TË MBROJTJES SË FËMIJËVE

Furra juaj me mikrovalë është e pajisur me një program për bllokimin kundër fëmijëve, i cili mundëson "bllokimin" e furrës në mënyrë që fëmijët ose çdokush tjetër që nuk di ta përdorë, të mos e vërë në punë aksidentalisht.

1.Shtypni njëherësh butonat STOP/ECO (NDAL/KURSIM) dhe Ora.

Rezultati:

Furra bllokohet (nuk mund të zgjidhet asnjë

funksion).

Në ekran shfaqet “L”.

2.Për ta zhbllokuar furrën, shtypni njëherësh butonat

STOP/ECO (NDAL/KURSIM) dhe Ora.

Rezultati: Furra mund të përdoret normalisht.

PËRDORIMI I VEÇORIVE TË NDEZJES/FIKJES SË PJATËS RROTULLUESE

Butoni Turntable on/off (Pjata rrotulluese ndezur/fikur) mundëson përdorimin e enëve të mëdha që zënë të gjithë furrën, duke ndërprerë rrotullimin e pjatës rrotulluese (vetëm në modalitetin e gatimit manual).

Rezultatet do të jenë më pak të kënaqshme në këtë rast, pasi gatimi është më pak i njëtrajtshëm. Ne ju rekomandojmë që ta ktheni gatimin përgjysmë me duar nëpërmjet procesit të gatimit.

Mos e vini kurrë në punë pjatën rrotulluese pa ushqim në furrë. PARALAJMËRIM Arsyeja: Kjo mund të shkaktojë zjarr ose dëmtim të pajisjes.

1. Shtypni butonin Turntable on/off (Pjata rrotulluese ndezur/fikur).

Rezultati: Pjata rrotulluese nuk do të rrotullohet.

2.Për të rinisur rrotullimin e pjatës rrotulluese, shtypni sërish

butonin Turntable on/off (Pjata rrotulluese ndezur/ fikur).

Rezultati: Pjata rrotulluese do të rrotullohet.

Butoni Turntable on/off (Pjata rrotulluese ndezur/fikur)disponohet vetëm gjatë gatimit.

FIKJA E SINJALIZUESIT

Mund ta fikni sinjalizuesin sa herë që dëshironi.

1.Shtypni njëkohësisht butonat START/+30s (FILLO/+30s)

dhe STOP/ECO (NDALO/KURSIM).

Rezultati: Furra nuk jep sinjal për të treguar përfundimin e një funksioni.

2.Për ta rindezur sinjalizuesin, shtypni sërish butonat

START/+30s (FILLO/+30s) dhe STOP/ECO (NDALO/KURSIM) në të njëjtën kohë. Rezultati: Furra funksionon normalisht.

Shqip - 22

GE109MST1_BOL_DE68-04287A-01_SQ.indd 22

20/12/2014 13:28:54

Page 158
Image 158
Samsung GE109MST1/BOL manual Fikja E Sinjalizuesit, Përdorimi I Veçorive TË Kyçit TË Mbrojtjes SË Fëmijëve