Samsung GE109MST1/BOL manual Ruajtja DHE Riparimi I Furrës Tuaj ME Mikrovalë, Paralajmërim

Models: GE109MST1/BOL

1 272
Download 272 pages 22.32 Kb
Page 144
Image 144

Pastroni zgavrën e furrës me mikrovalë pas çdo përdorimi me një solucion larës të butë, por para se ta pastroni, lëreni furrën me mikrovalë që të ftohet, në mënyrë që të shmangni lëndimet.

Kur të pastroni pjesën e sipërme brenda në hapësirë, do të ishte

mirë ta ulni nxehtësinë në 45° dhe më pas ta pastroni.

(Vetëm modeli i ngrohësit me lëkundje)

RUAJTJA DHE RIPARIMI I FURRËS TUAJ ME MIKROVALË

Gjatë ruajtjes ose riparimit të furrës tuaj me mikrovalë, duhet të merren disa masa të thjeshta parandaluese.

Furra nuk duhet të përdoret nëse dera ose gominat e derës janë të dëmtuara:

Menteshë e thyer

Gomina të prishura

Kapaku i deformuar ose i përkulur

Vetëm një teknik shërbimi i kualifikuar për furrë me mikrovalë, duhet të kryejë riparime.

KURRË mos e hiqni kapakun e sipërm nga furra. Nëse furra është me defekt dhe ka nevojë për riparime, ose nëse jeni në

dyshim për gjendjen e saj:

Hiqeni nga priza në mur

Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit pas shitjes

Nëse dëshironi ta ruani furrën përkohësisht, gjeni një vend të thatë, pa pluhur.

Arsyeja: Pluhuri dhe lagështira mund të dëmtojnë pjesët funksionale të furrës.

Furra me mikrovalë nuk është parashikuar për përdorim tregtar.

Për arsye sigurie, llambën nuk duhet ta ndërroni vetë. Kontaktoni me kujdesin më të afërt për klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë një inxhinier të kualifikuar për të ndërruar llambën.

PARALAJMËRIM

Vetëm personeli i kualifikuar duhet lejuar të modifikojë ose të riparojë pajisjen.

Mos nxehni lëngje dhe ushqime të tjera në enë të vulosura për funksionin e mikrovalës.

Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.

Mos e instaloni këtë pajisje; pranë ngrohësve, materialeve të ndezshme; në vende me lagështirë, me vaj ose me pluhur, në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit dhe ujit ose aty ku ka rrjedhje të gazit; në tokë.

Shqip - 8

GE109MST1_BOL_DE68-04287A-01_SQ.indd 8

20/12/2014 13:28:26

Page 144
Image 144
Samsung GE109MST1/BOL manual Ruajtja DHE Riparimi I Furrës Tuaj ME Mikrovalë, Paralajmërim