Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
•A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
•A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
•A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Tymi dhe era e keqe gjatë funksionimit fillestar.
•Është një situatë e përkohshme për shkak të ngrohjes së elementeve të reja. Tymi dhe era do të zhduken tërësisht pas 10 minutash pune.
Për ta larguar erën më shpejt, vijeni furrën e mikrovalëve në punë duke vënë koncentrat apo lëng limoni në dollap.
Nëse udhëzimet e mësipërme nuk mundësojnë zgjidhjen e problemit, kontaktoni qendrën vendase të shërbimit për klientin të SAMSUNG.
Ju lutemi lexoni informacionin e mëposhtëm;
•Modeli dhe numrat e serisë janë të vendosura në pjesën e pasme të furrës
•Hollësitë mbi garancinë
•Një përshkrimi i qartë i problemit
Më pas kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin pas shitjes të SAMSUNG.
KODI I GABIMIT
Shfaqet mesazhi "SE".
•Pastroni butonat dhe kontrolloni nëse ka ujë në sipërfaqen rreth butonit. Fikni furrën dhe provoni cilësimin sërish. Nëse ndodh sërish, telefononi qendrën lokale të kujdesit për klientin të SAMSUNG.
Për ndonjë kod që nuk është renditur më sipër ose nëse zgjidhja e sugjeruar nuk e rregullon problemin, telefononi qendrën vendore të shërbimit SAMSUNG.
specifikimet teknike
SAMSUNG përpiqet të përmirësojë produktet e tij në çdo kohë. Si specifikimet për dizajnin, ashtu edhe këto udhëzime përdorimi i nënshtrohen ndryshimit pa njoftim.
Modeli | GE109MST1 |
|
|
Burimi i energjisë | 230 V ~ 50 Hz AC |
|
|
Konsumimi i energjisë |
|
Fuqia maksimale | 2900 W |
Mikrovala | 1400 W |
Me skarë (elementi nxehës) | 1500 W |
|
|
Fuqia në dalje | 100 W / 900 W - 6 nivele |
|
|
Norma e funksionimit | 2450 MHz |
|
|
Përmasat (Gj x L x Th) |
|
Jashtë | 517 x 297 x 436 mm |
Dhomëza e furrës | 357 x 255 x 357 mm |
|
|
Volumi | 28 litër |
|
|
Pesha |
|
Neto | Afërsisht 16,0 kg |
|
|
Shqip - 32
20/12/2014 13:28:59