Samsung GE109MST1/BOL manual Skara, Mikrovalë + Skarë

Models: GE109MST1/BOL

1 272
Download 272 pages 22.32 Kb
Page 165
Image 165

Ushqimi

Madhësia e racionit

Energjia

Koha (min.)

Pulë

 

 

 

Copa mishi pule

500 g (2 copë)

180 W

14-15

E gjithë pula

1200 g

180 W

32-34

Udhëzimet

Së pari, vendosni copat e mishit të pulës, fillimisht me pjesën e lëkurës poshtë, të gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë, në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë krahët dhe pjesët fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 15-60 minuta.

Peshk

 

 

 

Fileta peshku

200 g

180 W

6-7

I gjithë peshku

400 g

180 W

11-13

Udhëzimet

Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një pjate të sheshtë prej qeramike. Vendosini pjesët më të holla poshtë pjesëve më të trasha. Mbulojini pjesët e ngushta fundore të filetove dhe bishtat e të gjithë peshqve me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 10-25 minuta.

Frutat

 

 

 

Fruta pylli

300 g

180 W

6-7

 

Udhëzimet

 

 

 

Shpërndajini frutat në një enë qelqi të sheshtë dhe të rrumbullakët

 

(me diametër të madh). Lëreni për 5-10 minuta.

 

Bukë

 

 

 

Panine

2 copë

180 W

1-1½

(secila afërsisht 50 g)

4 copë

 

2½-3

Tost/sanduiç

250 g

180 W

4-4½

Bukë gjermane

500 g

180 W

7-9

(drithëra + miell thekre)

Udhëzimet

 

 

 

Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën në drejtim horizontal mbi

 

një letër kuzhine në mes të pjatës rrotulluese. Kthejeni nga ana tjetër kur

 

të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 5-20 minuta.

SKARA

Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme.

Nxehja paraprake e skarës për 3-5 minuta do të bëjë që ushqimi të skuqet më shpejt.

Enë gatimi për pjekje në skarë: Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.

Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë: Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.

Shënim i rëndësishëm: Kurdoherë që përdoret regjimi vetëm skara, mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.

MIKROVALË + SKARË

Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të njëtrajtshme. Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim.

600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.

Enë gatimi për gatime me mikrovalë + skarë: Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.

Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë: Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë) si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit. Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.

Shënim i rëndësishëm: Kurdoherë që përdoret regjimi me kombinim (mikrovalë + skarë), ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.

Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.

06 UDHËZUESI I GATIMIT

Shqip - 29

GE109MST1_BOL_DE68-04287A-01_SQ.indd 29

20/12/2014 13:28:57

Page 165
Image 165
Samsung GE109MST1/BOL manual Skara, Mikrovalë + Skarë