Caktimi i sistemit satelitor

(MENU/123) MENU Transmetimi Cilësimet e kanalit Sistemi satelitor

Përpara se të kërkoni për kanale mund të konfiguroni një grup cilësimesh të antenës satelitore.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.

Ndryshimi i gjuhës së teletekstit

(MENU/123) MENU Transmetimi Cilësimet e kanalit Gjuha e teletekstit

Mund të caktoni ose ndryshoni gjuhën e teletekstit. Për ta parë transmetimin e teletekstit në gjuhën tuaj të preferuar, zgjidhni gjuhën që do të përdorni në Teleteksti parësor. Nëse gjuha nuk mbështetet, transmetimin e teletekstit mund ta shikoni në gjuhën e dytë të preferuar të caktuar në Teleteksti dytësor.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.

Shfaqja e menysë së ndërfaqes së përbashkët

(MENU/123) MENU Transmetimi Ndërfaqe e përbashkët

Mund të shikoni informacion rreth ndërfaqeve të përbashkëta.

●● Meny CI

Kjo i mundëson përdoruesit të zgjedhë nga menyja e ofruar CAM. Zgjidhni menynë CI sipas menysë së kartës së kompjuterit.

●● Transkodimi i videos CAM

Konfiguron automatikisht nga CAM cilësimin e transkodimit të kodekut të videos. Nëse nuk dëshironi ta përdorni, çaktivizojeni.

"" Duhet të përdorni CAM që mbështet transkodim të kodekut të videos.

●● Info mbi aplikacionin

Shfaq informacionin për CAM-in e futur në folenë CI dhe për "CI ose CI+ CARD" të futur në CAM. CAM-in mund ta instaloni në çdo kohë, me ose pa televizor të ndezur.

●● Menaxheri i PIN-it të CICAM

Menaxhon PIN-in e modulit me akses të përbashkët të ndërfaqes së përbashkët (CICAM). Ruani PIN-in ose ndryshoni PIN-in e ruajtur dhe më pas caktoni opsionet e tjera të PIN-it.

Page 112
Image 112
Samsung UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE55JS9002TXXH manual Caktimi i sistemit satelitor, Ndryshimi i gjuhës së teletekstit