Rregullimi i cilësisë së figurës
(MENU/123) MENU Figurë
Cilësimet e mëposhtme të figurës mund t'i rregulloni manualisht për secilin kombinim të burimit të hyrjes dhe të modalitetit të figurës.
●● Drita sfond Provo tani
Rregullon ndriçimin e pikëzave të veçanta. Zbeheni ndriçimin e ekranit për të reduktuar konsumin e energjisë.
●● Kontrasti Provo tani
Rregullon kontrastin e ekranit.
●● Ndriçimi Provo tani
Rregullon ndriçimin e përgjithshëm.
●● Mprehtësia Provo tani
Qartëson ose errëson skajet e objekteve.
●● Ngjyra Provo tani
Rregullon intensitetin e përgjithshëm të ngjyrave.
●● Nuanca (G/R) Provo tani
""
""
Rregullon raportin e gjelbrës ndaj të kuqes. Rrisni vlerën e të gjelbrës për të forcuar të gjelbrat dhe vlerën e të kuqes për të forcuar të kuqet.
Televizori i ruan vlerat e rregulluara për modalitetin e figurës dhe burimin e hyrjes aktual dhe i përdor këto vlera sa herë që zgjidhni të njëjtin burim hyrjeje dhe modalitet figure.
Cilësimet e Ngjyra dhe të Nuanca (G/R) nuk mund të rregullohen kur televizori është lidhur me kompjuterin me anë të kabllos
Përdorimi i cilësimeve aktuale të figurës te burimet e tjera të hyrjes
(MENU/123) MENU Figurë Apliko modal. e figurës Provo tani
Cilësimet aktuale të figurës mund t'i përdorni në burimin aktual dhe burime të tjera të hyrjes.
●● Gjithë burimet
I përdor cilësimet për të gjitha pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin.
●● Burimi aktual
I përdor cilësimet vetëm për burimin aktual.