●● Shiko njëkohësisht transmetim të drejtpërdrejtë

Mundëson shikimin e programit aktual në një dritare PIP ndërsa jeni duke parë një program të regjistruar. Për të dalë nga modaliteti PIP, shtypeni sërish butonin. Megjithatë, Shiko njëkohësisht transmetim të drejtpërdrejtë nuk disponohet me këto veprime në televizor:

––Ndërrimi i sinjalit hyrës me anë të butonit SOURCE.

––Kur është aktiv modaliteti 3D

––Kur është aktiv Përshkrimi i audios

––Kur 2 modelet e sintonizuesit regjistrojnë njëkohësisht 2 kanale

––Kur shihni një ndeshje futbolli në rezolucion UHD "" Ky funksion disponohet vetëm gjatë regjistrimit.

"" Ky funksion disponohet vetëm gjatë shikimit të një programi të regjistruar.

●● Më tepër të dhëna

Shfaq informacion të detajuar rreth programit aktual.

"" Ky funksion disponohet vetëm gjatë shikimit të një programi të drejtpërdrejtë.

Shikimi i ndeshjeve të regjistruara në modalitetin e sportit

Ndeshjen e regjistruar mund ta shikoni duke përdorur TV e regjist. në ekranin PËRMBAJTJET E MIA.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike. "" Për më tepër, drejtojuni "Shikimi i programeve të regjistruara."

Shikimi i filmit me zë dhe figurë të optimizuar - Modaliteti i kinemasë afrikane

(MENU/123) MENU Sistemi African Cinema Mode

Kur e caktoni African Cinema Mode Ndez , televizori ofron figurë dhe zë optimal për materialet më të ndjekura. Gjithashtu, mund të optimizoni madhësinë ose pozicionin e figurës së televizorit me anë të modalitetit të personalizuar. Për të ndryshuar madhësinë ose pozicionin e figurës, shtypni butonin MENU/123 në Samsung Smart Control dhe zgjidhni butonin në telekomandën virtuale. Në telekomandën standarde, shtypni butonin .

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.