Kontrollimi i zhurmës së ambientit dhe i ndriçimit

(MENU/123) MENU Mbështet Vetë-diagnostikim Kontr. i mjedisit të Kon. me zë e lëviz. ose Kontrolli i mjedisit të Kon. me lëvizje

Mund të matni nivelet e zhurmës së mjedisit dhe të ndriçimit rreth kamerës dhe mikrofonit të televizorit për t'u siguruar nëse janë të përshtatshme për përdorimin e komandimit me zë dhe me lëvizje.

Aktivizimi i komandimit me lëvizje

(MENU/123) MENU Sistemi Kontrolli me lëvizje Kontrolli me lëvizje Provo tani

Drejtohuni nga kamera e televizorit. Ulni duart në pozicion komod. Ngrini dorën me gishtin tregues të hapur plotësisht për lart dhe pastaj lëvizeni ngadalë dorën majtas ose djathtas. Pas njohjes me sukses të dorës nga kamera e televizorit, aktivizohet komandimi me lëvizje dhe në ekran shfaqen treguesi dhe ikonat e komandimit me lëvizje.

"" Për të çaktivizuar komandimin me lëvizje, lëvizni dorën jashtë rrezes së kamerës së televizorit. Për ta riaktivizuar, thjesht lëvizni dorën drejt kamerës së televizorit brenda 3 sekondash.

"" Komandimi me lëvizje mund të mbyllet nëse gishti tregues nuk është drejtuar plotësisht ose e lëvizni shpejt.

Përdorimi i tutorialit të komandimit me lëvizje

(MENU/123) MENU Mbështet Tutoriali i komandimit me lëvizje Provo tani

Mund të mësoni njohuritë bazë të përdorimit të komandimit me lëvizje.

Page 78
Image 78
Samsung UE55JS9002TXXH manual Aktivizimi i komandimit me lëvizje, Kontrollimi i zhurmës së ambientit dhe i ndriçimit