Identifikimi në llogarinë Samsung
(MENU/123) MENU Smart Hub Llogaria Samsung Lidhu
Mund të identifikoheni automatikisht në llogarinë Samsung dhe të përdorni funksionin Smart Hub.
Regjistrim i llogarisë Samsung në televizor
Nëse keni llogari Samsung, mund ta regjistroni llogarinë në televizor. Zgjidhni + Lidhu në ekranin e llogarisë Samsung dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Identifikimi në një llogari të regjistruar Samsung të ruajtur në televizor
Nëse regjistroni një llogari Samsung, ajo do të ruhet në televizor. Për t'u identifikuar në një llogari të regjistruar Samsung, thjesht zgjidheni në televizor.
"" Për të ndryshuar mënyrën e identifikimit, shihni "Ndryshimi dhe shtimi i informacionit në llogarinë Samsung".
Lidhja e llogarisë tuaj Samsung me llogaritë e shërbimeve të jashtme
Mund të identifikoheni automatikisht me llogaritë e aplikacioneve të lidhura kur identifikoheni me llogarinë tuaj Samsung duke e lidhur atë me llogaritë e shërbimeve të jashtme.
"" Për të përdorur Lidh llogaritë e shërbimit, së pari duhet të identifikoheni në llogarinë Samsung.
Lidhja ose shkëputja e një llogarie shërbimi
(MENU/123) MENU Smart Hub Llogaria Samsung Lidh llogaritë e shërbimit ●● Lidhja e llogarisë së shërbimit.
Zgjidhni një llogari nga lista dhe identifikohuni në llogari duke ndjekur udhëzimet në ekran. Llogaria e shërbimit lidhet me llogarinë Samsung.
●● Shkëputja e llogarisë së lidhur
Zgjidhni një llogari nga lista dhe shkëputeni llogarinë ndjekur udhëzimet në ekran.