Ndryshimi i madhësisë dhe i pozicionit të figurës

Ndryshimi i madhësisë së figurës

(MENU/123) MENU Figurë Madhësi figure Madhësi figure Provo tani

Madhësia e figurave që shfaqen në ekranin e televizorit mund të ndryshohet.

●● 21:9

Cakton madhësinë e figurës në formatin e ekranit të gjerë 21:9.

"" Ky modalitet mbështetet vetëm për modelet e serisë S9W.

●● Auto

Rregullon automatikisht madhësinë e figurës sipas sinjaleve hyrëse të videos. Megjithatë, pozicioni i figurës mund të ndryshohet në varësi të titrave ose logove të shfaqura në ekran.

"" Ky modalitet mbështetet vetëm për modelet e serisë S9W.

"" Ky modalitet mund të mos punojë siç duhet, në varësi të sinjaleve hyrëse.

●● 16:9

Cakton madhësinë e figurës në formatin e ekranit të gjerë 16:9.

●● Zmadh

Zmadhon në drejtim vertikal figurat 16:9. Figura e zmadhuar mund të lëvizet lart dhe poshtë.

●● Titull

Mundëson ndryshimin e konfigurimit të titrave ndihmëse, për shikim më të këndshëm të videove me titra të tilla.

"" Ky modalitet mbështetet vetëm për modelet e serisë S9W.

●● Person.

Zmadhon ose zvogëlon në drejtim vertikal dhe/ose horizontal figurat 16:9. Figura e zmadhuar ose e zvogëluar mund të lëvizet majtas, djathtas, lart dhe poshtë.

Page 122
Image 122
Samsung UE55JS9002TXXH, UE48JS9002TXXH Ndryshimi i madhësisë dhe i pozicionit të figurës, Ndryshimi i madhësisë së figurës