Nisja e 3D
(MENU/123) MENU Figurë 3D Regjim 3D Provo tani
Vendosni dhe ndizni syzet Samsung 3D dhe zgjidhni Regjim 3D e përcaktuar. Kini parasysh që modalitetet 3D që disponohen në çfarëdo kohe të dhënë varen nga formati i materialit 3D që po shikoni.
●● Off (Joaktiv)
Çaktivizon shikimin në 3D.
●● (Normal)
Shndërron pamjet normale në pamje 3D.
●● (L/R)
Ndan figurat njëshe në figura të mbivendosura majtas dhe djathtas për të krijuar efektin 3D.
●● (T/B)
Ndan figurat njëshe në figura të mbivendosura lart dhe poshtë për të krijuar efektin 3D.
"" Rezolucionet e mbështetura ndryshojnë për secilin modalitet. Për më tepër, drejtojuni "Rezolucionet e mbështetura për modalitetet 3D."
Largësia ideale e shikimit është tre herë sa lartësia e ekranit ose më shumë. Pamjet 3D mund të mos shfaqen nëse nuk zbatoni këndin ose distancën e rekomanduar të shikimit.
Funksioni 3D mund të mos punojë siç duhet nëse në afërsi është duke u përdorur një produkt tjetër 3D ose një pajisje elektronike. Nëse ka ndonjë problem, mbajini pajisjet e tjera elektronike sa më larg të jetë e mundur nga syzet 3D Active.
Pamjet 3D majtas dhe djathtas fillimisht mund të kenë mbivendosje kur ndizet televizori. Duhet pak kohë që të optimizohet ekrani dhe të largohet mbivendosja.
Kur zgjidhni të përdorni modalitetin 3D, mbani parasysh kufizimet e mëposhtme: ●● Modaliteti 3D çaktivizohet automatikisht kur hapni Smart Hub.
●● Nuk mund të përdoret PIP.
●● Disa opsione të figurës çaktivizohen.