Menaxhimi i listës së regjistrimeve të planifikuara
(MENU/123) MENU Transmetimi Menaxheri i program.
Mund të ndryshoni cilësimet e seancave të regjistrimit të planifikuar ose të anuloni të gjitha seancat e planifikuara.
Shikimi i programeve të regjistruara
Të zgjedhura PËRMBAJTJET E MIA
1.Zgjidhni një pajisje regjistrimi USB. Shfaqet dosja MATERIALET.
2.Zgjidhni një program të regjistruar nga dosja MATERIALET për të luajtur skedarin e zgjedhur.
"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.
Përdorimi i funksioneve të disponueshme gjatë luajtjes së regjistrimit
Shtypni butonin "Enter". Shfaqen butonat e mëposhtëm. Shtypni butonin RETURN për të fshehur butonat. "" Butonat që shfaqen ndryshojnë në varësi të skedarit që po luhet.
●● Pusho / Luaj
Ndalon skedarin (program i regjistruar) ose vazhdon luajtjen skedarit nëse është ndaluar.
Mund t'i përdorni funksionet e mëposhtme kur ndalohet videoja. Megjithatë, zëri nuk dëgjohet kur videoja është e ndaluar.
●● Përpara / Tjet.
Për ta rinisur videon aktuale nga fillimi, zgjidhni butonin .
Për të luajtur skedarin vijues (program i regjistruar), zgjidhni butonin .