●● Gjatë hartimit të një emaili ose mesazhi të thjeshtë, disa funksione, siç janë përmasa e fontit dhe zgjedhja e ngjyrës, mund të mos disponohen.

●● Ka një kufi për numrin e faqeshënuesve dhe për madhësinë e skedarit të evidencës që mund të ruhen.

●● Numri i dritareve që mund të hapen në të njëjtën kohë ndryshon në varësi të kushteve të kërkimit dhe të modelit të televizorit.

●● Shpejtësia e shfletimit të internetit ndryshon në varësi të gjendjes së rrjetit. ●● Shfletuesi i internetit mbështet vetëm skedarët .mp3 të zërit.

●● Nëse Ora ((MENU/123) MENU Sistemi Ora Ora) nuk është caktuar, historiku i shfletimit nuk do të ruhet.

●● Historiku i shfletimit ruhet nga më i fundit te më i vjetri, ku hyrjet e vjetra mbishkruhen në fillim.

●● Në varësi të llojeve të kodekëve të mbështetur të zërit/figurës, luajtja e disa skedarëve video dhe të zërit gjatë luajtjes së materialeve Flash mund të mos jetë e mundur.

●● Burimet video nga ofruesit e shërbimeve të transmetimit të optimizuara për kompjuter mund të mos luhen siç duhet në shfletuesin tonë të pronësisë.

Page 181
Image 181
Samsung UE65JS9502TXXH, UE48JS9002TXXH, UE55JS9002TXXH, UE65JS9002TXXH manual