Funksionet e mbështetjes së shikimit të televizorit

Konfigurimi i një ofruesi shërbimi

MENU/123 MENU Smart Hub Konfiguro ofruesin e shërbimeve

Mund të zgjidhni një ofrues shërbimi për të përdorur. Ndiqni udhëzimet në ekran për të caktuar burimin e sinjalit dhe një ofrues shërbimi.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

Shikimi i transmetimeve televizive me titra

(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Titra Mund të shihni transmetime televizive me titra.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.

"" Titrat e disqeve DVD disponohen vetëm nëse luajtësi për DVD është lidhur në fole të jashtme hyrëse.

●● Titra

Aktivizon ose çaktivizon titrat.

●● Regjimi i titrave

Cakton modalitetin e titrave.

●● Gjuha e titrave

Cakton gjuhën e titrave.

"" Televizori nuk mund të komandojë ose modifikojë titrat e disqeve DVD ose Blu-ray. Për të komanduar titrat e disqeve DVD ose Blu-ray përdorni funksionin e titrave të luajtësit për DVD ose Blu-ray dhe telekomandën e luajtësit.

Zgjedhja e gjuhës së titrave të transmetimit

(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Titra

Mund të zgjidhni gjuhën bazë të titrave. Lista e modaliteteve mund të ndryshojë në varësi të transmetimit.

●● Titrat parësore

Vendos gjuhën e parë të titrave.

●● Titrat dytësore

Vendos gjuhën e dytë të titrave.

Page 107
Image 107
Samsung UE65JS9002TXXH manual Funksionet e mbështetjes së shikimit të televizorit, Konfigurimi i një ofruesi shërbimi