Lidhja e pajisjeve video
Televizori ka një sërë folesh për marrje sinjali figure nga pajisje të jashtme. Vijon një listë e foleve të posaçme që shfaqen në rend zbritës sipas cilësisë së figurës.
●● HDMI
●● Component
●● Composite (A/V)
Lidhni një pajisje video me televizorin nëpërmjet foleve HDMI për cilësi maksimale të figurës. Nëse pajisja nuk ka fole HDMI, provoni folenë Component.
Lidhja me kabllo HDMI
Rekomandohen llojet e mëposhtme të kabllove HDMI: ●● Kabllo HDMI e shpejtësisë së lartë
●● Kabllo HDMI e shpejtësisë së lartë me Ethernet
Lidhni kabllon HDMI me folenë e hyrjes HDMI të "One Connect" dhe folenë e daljes HDMI të pajisjes sipas figurës më poshtë.
"" Caktojeni Redakto llojin e pajisjes në DVI PC për kompjuter të lidhur me kabllo