Lidhjet e hyrjes dhe të daljes së zërit
Televizori ka një sërë lidhjesh për marrje sinjali zëri nga pajisjet e jashtme. Lidhjet renditen më poshtë. ●● HDMI/ARC (kanal kthimi zëri)
●● Zë dixhital (optik) ●● Zë (analog)
Lidhja me kabllo HDMI (ARC)
ARC (kanal kthimi zëri) mundëson daljen e zërit dixhital të televizorit në pajisjen e zërit dhe hyrjen e zërit dixhital nga e njëjta pajisje zëri nëpërmjet kabllos HDMI. ARC disponohet vetëm nëpërmjet folesë HDMI (ARC) dhe vetëm kur televizori është i lidhur me marrës AV që mbështet ARC.
Lidhni një kabllo HDMI me folenë e hyrjes HDMI (ARC) të "One Connect" dhe folenë e daljes HDMI të pajisjes sipas figurës më poshtë.
"" Disa funksione, si p.sh. Smart Hub, mund të mos disponohen nëse "Burimi" është caktuar në HDMI dhe Pamje auto 3D është caktuar në Auto1 ose Auto2. Nëse ndodh kjo, caktoni Pamje auto 3D ose Regjim 3D në Fik..