Kërkesat për përdorimin e njohjes së lëvizjeve

●● Sigurohuni të përdorni komandimin me lëvizje brenda largësive të rekomanduara:

––Kamera e televizorit (e integruar): midis 1,5 m dhe 3,5m

––Kamera e televizorit (shitet veçmas): midis 1,5 m dhe 4 m

●● Rrezja reale e njohjes mund të ndryshojë në varësi të këndit të kamerës dhe faktorëve të tjerë.

●● Duhet të jeni brenda rrezes së objektivit të kamerës, pasi komandimi me lëvizje varet nga kamera e integruar e televizorit. Rregulloni këndin e kamerës me anë të rrotës në pjesën e pasme të kamerës. Mos e drejtoni kamerën drejtpërdrejt nga dielli ose ndonjë burim tjetër drite, ose mos e pengoni pamjen e saj.

●● Në mënyrë që kamera ta njohë lëvizjen, duhet të qëndroni jashtë sfondit.

●● Ndriçimi i përshtatshëm i ambientit është 50 deri në 500 lux. (100 Lux: Në banjë, 400 Lux: Në dhomën e ndenjjes)

●● Shmangni rrezet e drejtpërdrejta të diellit kur përdorni komandimin me lëvizje.

●● Për të vlerësuar rrezen e njohjes nga kamera, kryeni Testi i mjedis. të kontrollit me lëvizje përpara se të përdorni komandimin me lëvizje.

Kërkesat për përdorimin e njohjes së fytyrës

●● Sigurohuni të përdorni njohjen e fytyrës brenda largësive të rekomanduara:

––Kamera e televizorit (e integruar): midis 1,5 m dhe 3,5m

––Kamera e televizorit (shitet veçmas): midis 1,5 m dhe 4 m

●● Rrezja reale e njohjes mund të ndryshojë në varësi të këndit të kamerës dhe faktorëve të tjerë.

●● Ndriçimi i përshtatshëm i ambientit është 50 deri në 500 lux. (100 Lux: Në banjë, 400 Lux: Në dhomën e ndenjjes)

●● Njohja e fytyrës mund të njohë deri në 5 përdorues të ndryshëm njëkohësisht.

●● Televizori mund të ketë vështirësi në njohjen e binjakëve dhe të njerëzve me fytyra të ngjashme si persona të ndryshëm.

Page 178
Image 178
Samsung UE55JS9002TXXH manual Kërkesat për përdorimin e njohjes së lëvizjeve, Kërkesat për përdorimin e njohjes së fytyrës