Lidhja e pajisjes portative
Mund të lidhni një pajisje celulare, si celular inteligjent ose tabletë direkt me televizorin, ose ta lidhni me rrjetin dhe të shfaqni ekranin e pajisjes celulare, ose të luani materialet e saj në televizor. Llojet e lidhjeve që mund të bëni renditen më poshtë.
●● Shfaqni ekranin e pajisjeve portative në ekranin e televizorit me anë të kabllos
●● Lidhja e pajisjeve portative pa rrugëzues me valë
●● Lidhja e një pajisjeje portative nëpërmjet Samsung Smart View 2.0.
Lidhja me kabllo MHL-HDMI
Mund të përdorni funksionin e lidhjes celulare me qartësi të lartë (MHL) për të shfaqur ekranin e pajisjes celulare në televizor. Megjithatë, MHL disponohet vetëm nëpërmjet folesë HDMI (MHL) të televizorit dhe vetëm kur përdoret bashkë me pajisjen celulare që mbështet MHL. Për informacion rreth konfigurimit të MHL në pajisjen celulare, drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes.
"" Nëse lidhni një pajisje portative me televizorin nëpërmjet një kablloje
Lidhni kabllon