Lidhja me kabllo HDMI-DVI

Nëse karta grafike e televizorit nuk e mbështet sistemin HDMI, lidheni kompjuterin me televizorin me kabllo DVI- HDMI. Kini parasysh që lidhja HDMI-DVI mbështetet vetëm nga foleja HDMI (DVI) dhe nuk transmeton zë. Për të dëgjuar zë nga kompjuteri, lidhni altoparlantët e jashtëm me folenë e daljes së zërit të kompjuterit.

Lidhni kabllon HDMI-DVI me folenë HDMI (DVI) të "One Connect" dhe folenë e daljes DVI të kompjuterit, sipas figurës më poshtë.

"" Për rezolucionet e mbështetura nga televizori, drejtojuni "Lexojeni përpara lidhjes së kompjuterit (rezolucionet e mbështetura)".

Lidhja nëpërmjet rrjetit lokal

Mund të hapni dhe të luani pa vonesë në televizor skedarët fotografikë, video dhe muzikorë që ruhen në kompjuter.

1.Lidhni televizorin dhe kompjuterin në të njëjtin rrugëzues ose AP. Rrjeti lokal konfigurohet pasi t'i lidhni në të njëjtin rrugëzues ose pikëhyrje.

2.Në kompjuter zgjidhni [Paneli i kontrollit] [Rrjeti dhe interneti] [Rrjeti dhe qendra e ndarjes] [Ndrysho cilësimet e avancuara të ndarjes] dhe zgjidhni [Zgjidh opsionet e transmetimit të mediave...] për të aktivizuar transmetimin e mediave.

3.Nga lista, caktojeni televizorin në [Lejuar].

4.Hapni Windows Media Player në kompjuter. Zgjidhni [Cilësimet] [Menaxhimi i bibliotekës] dhe shtoni vendndodhjen ku ruhen skedarët fotografikë, video dhe muzikorë për t'i luajtur në televizor. Për më tepër rreth luajtjes së materialeve, shihni "Luajtja e materialeve multimedia të kompjuterit ose të pajisjes celulare".

"" Përndryshe, skedarët mund t'i lëvizni në dosjen bazë të përcaktuar nga Windows Media Player dhe t'i luani apo t'i shfaqni në televizor.

Page 29
Image 29
Samsung UE65JS9502TXXH, UE48JS9002TXXH, UE55JS9002TXXH manual Lidhja me kabllo HDMI-DVI, Lidhja nëpërmjet rrjetit lokal