Shënime për lidhjen!

"" Numri i foleve dhe emrat e vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

"" Drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes së jashtme kur e lidhni me televizorin. Numri i foleve të pajisjes së jashtme, si dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit.

Shënimet e lidhjes për HDMI

●● Përdorni kabllo HDMI me trashësi prej 14 mm e poshtë.

●● Përdorimi i kabllove të pacertifikuara HDMI mund të rezultojë në ekran të bardhë ose gabim në lidhje.

●● Disa kabllo dhe pajisje HDMI mund të mos përputhen me televizorin për shkak të specifikimeve të ndryshme HDMI.

●● Ky televizor nuk mbështet kanal HDMI Ethernet. Ethernet është LAN (rrjet lokal) i krijuar me kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.

●● Provoni me kabllo nën 3 m për të përftuar cilësinë maksimale të shikimit në UHD.

●● HDCP 2.2 mbështetet vetëm nga foleja HDMI (MHL) e televizorit. HDCP është shkurtim për "High-bandwidth Digital Content Protection" (mbrojtje e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë të transmetimit) dhe përdoret për mbrojtjen e të drejtave të autorit të videove.

●● Shumë karta grafike të kompjuterëve nuk kanë fole HDMI, por në vend të tyre kanë fole DVI. Nëse karta grafike e kompjuterit ka fole DVI, përdorni kabllon HDMI-DVI për të lidhur kompjuterin me televizorin. Për më tepër, drejtojuni "Lidhja me kabllo HDMI-DVI."

●● Nëse përdorni përshtatës HDMI, televizori e njeh sinjalin si sinjal HDMI dhe mund të reagojë ndryshe nga si do të reagonte ndaj lidhjes me kabllo MHL-HDMI.

●● Disa funksione, si p.sh. Smart Hub, mund të mos disponohen nëse "Burimi" është caktuar në HDMI dhe Pamje auto 3D është caktuar në Auto1 ose Auto2. Nëse ndodh kjo, caktoni Pamje auto 3D ose Regjim 3D Fik..

Page 35
Image 35
Samsung UE65JS9002TXXH, UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE55JS9002TXXH manual Shënime për lidhjen, Shënimet e lidhjes për Hdmi