""

""

""

""

Vendndodhja e folesë "COMMON INTERFACE" mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Karta "CI ose CI+" nuk mbështetet në disa shtete dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

Futni kartën "CI ose CI+" që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Figura do të shformohet ose nuk do të mund të shihet.

Funksioni i teletekstit

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.

Faqja e treguesit të shërbimit të teletekstit ofron informacion në lidhje me përdorimin e shërbimit. Që informacioni i teletekstit të shfaqet siç duhet, marrja e sinjalit të kanalit duhet të jetë e qëndrueshme. Përndryshe, informacioni mund të mungojë ose disa faqe mund të mos shfaqen.

"" Faqet e teletekstit mund t'i ndryshoni duke zgjedhur butonat numerikë me anë të telekomandës.

/Teleteksti në / përzier / fikur: Aktivizon modalitetin e teletekstit për kanalin aktual. Shtypni dy herë për ta mbivendosur modalitetin e teletekstit me ekranin aktual të transmetimit. Shtypeni edhe një herë për të dalë nga teleteksti.

8Ruaj: Ruan faqet e teletekstit.

4Madhësia: Shfaq teletekstin në gjysmën e sipërme të ekranit në madhësi të dyfishuar. Shtypeni përsëri për ta lëvizur tekstin në gjysmën e poshtme të ekranit. Shtypeni një herë për ta shfaqur normalisht.

9Mbaj: Mban shfaqjen e faqes aktuale kur ka disa faqe të tjera dytësore që pasojnë automatikisht. Për ta zhbërë, shtypeni sërish.

Butonat me ngjyra (kuq, gjelbër, verdhë, blu): Nëse sistemi FASTEXT përdoret nga kompania e transmetimit, temat e ndryshme në një faqe teleteksti janë të renditura sipas ngjyrave dhe mund të zgjidhen sipas butonave me ngjyra. Shtypni butonin me ngjyrën përkatëse sipas subjektit që dëshironi. Shfaqet një faqe e re me renditje sipas ngjyrave. Artikujt mund të zgjidhen në të njëjtën mënyrë. Për të shfaqur faqen e mëparshme ose faqen tjetër, zgjidhni butonin me ngjyrë përkatëse.

0Modaliteti: Zgjedh modalitetin e teletekstit (LIST/FLOF). Nëse shtypet gjatë modalitetit LIST, kalon në modalitetin e ruajtjes së listës. Në modalitetin e ruajtjes së listës, faqen e teletekstit mund ta ruani në listë duke përdorur butonin 8(ruaj).

1Nënfaqja: Shfaq nënfaqen e disponueshme.

2Faqe lart: Shfaq faqen tjetër të teletekstit.

3Faqe poshtë: Shfaq faqen e mëparshme të teletekstit.

6Treguesi: Shfaq faqen e treguesit (materialet) në çdo kohë gjatë shfaqjes së teletekstit.

5Shfaq: Shfaq tekstin e fshehur (për shembull, përgjigjet për gjëzat). Shtypeni sërish për të shfaqur ekranin normal.

7Anulo: Zvogëlon dritaren e teletekstit për t'ia mbivendosur transmetimit aktual.

Page 153
Image 153
Samsung UE65JS9502TXXH, UE48JS9002TXXH, UE55JS9002TXXH, UE65JS9002TXXH manual Funksioni i teletekstit