Rregullimi i cilësimeve të avancuara

(MENU/123) MENU Figurë Cilësimet e avancuara Provo tani

Mund të sintonizoni mënyrën e shfaqjes së figurave në ekranin e televizorit për modalitetet e figurës Standarde dhe Film.

●● Kontrasti dinamik Provo tani

Rregullon automatikisht kontrastin e ekranit për cilësime optimale të kontrastit.

●● Ton i zi Provo tani

Rregullon thellësinë e ngjyrës së zezë.

●● Ton. mishi Provo tani

Errëson ose zbeh nuancat e lëkurës.

●● Regjim vetëm RGB Provo tani

Rregullon veç e veç nivelet e së kuqes, së gjelbrës dhe së kaltrës.

●● Hapës. e ngjyrës Provo tani

Rregullon diapazonin e ngjyrave që mund të shfaqen në ekran.

––Auto: rregullon automatikisht hapësirën e ngjyrave në mënyrë që t'u përshtaten sinjalit hyrës.

––Amtar: përdor një diapazon ngjyrash më të gjerë se sinjali hyrës.

––Person.: mundëson rregullimin manual të hapësirës së ngjyrave. Zgjidh një ngjyrë dhe ndryshoji nivelet e Kuqe, Jeshile dhe Blu. Rivend. mundëson rivendosjen e vlerave bazë për Hapës. e ngjyrës.

"" Funksionin Ngjyra mund ta konfiguroni vetëm kur Hapës. e ngjyrës caktohet në Person..

●● Balanca e bardhës Provo tani

Rregullon temperaturën e ngjyrave të figurës për t'i bërë objektet e bardha të duken të bardha dhe të gjithë figurën të duket më natyrale.

––2 pikë: Mundëson rregullimin e shkëlqimit të kuq, të gjelbër dhe blu me anë të menysë së kompensimit dhe rregullimin e ndriçimit me anë të menysë së përforcimit. Ricakto mundëson rivendosjen e vlerave të paracaktuara.

––10 pikë: Ndan ngjyrën e kuqe, jeshile dhe blu në 10 seksione secila dhe mundëson modifikimin e ekuilibrit të ngjyrës së bardhë duke rregulluar ndriçimin e secilit seksion. Niveli mundëson zgjedhjen e seksionit që dëshironi të rregulloni.

"" Mund ta përdorni funksionin 10 pikë vetëm kur Regjim figure caktohet në Film. Ky funksion mund të mos mbështetet nga disa pajisje të jashtme.

●● Gama Provo tani

Rregullon intensitetin e ngjyrës kryesore.

"" Cilësimet e avancuara disponohet vetëm kur Regjim figure caktohet në Standard ose Film.

"" Balanca e bardhës dhe Gama disponohen vetëm kur televizori është lidhur me kompjuterin me anë të kabllos HDMI- DVI.

Page 115
Image 115
Samsung UE65JS9002TXXH, UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE55JS9002TXXH manual Rregullimi i cilësimeve të avancuara