Lexojeni përpara konfigurimit të lidhjes me valë të internetit

Masa paraprake për lidhjen me valë të internetit

●● Ky televizor mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g/n/ac. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Skedarët e videove të ruajtur në pajisje të lidhur me televizorin nëpërmjet rrjetit të shtëpisë mund të mos luhen pa probleme.

●● Për të përdorur internetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

●● Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

●● Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem sigurie opsional. Duhet të krijoni një fjalëkalim me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë së rrjetit me valë. Më pas ky fjalëkalim nevojitet për t'u lidhur me një AP që e ka sigurinë e aktivizuar.

Protokollet e sigurisë me valë

●● Televizori mbështet vetëm protokollet vijuese të sigurisë së rrjetit me valë.

––Modalitetet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

––Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

●● Në përputhje me specifikimet më të reja të certifikimit Wi-Fi, televizorët Samsung nuk mbështesin enkriptimet e sigurisë WEP ose TKIP në rrjete që funksionojnë në modalitetin 802.11n.

●● Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), mund të lidhni televizorin me rrjetin me anë të PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi). WPS-ja i konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.

●● Televizori nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar.

Page 189
Image 189
Samsung UE65JS9502TXXH, UE48JS9002TXXH Masa paraprake për lidhjen me valë të internetit, Protokollet e sigurisë me valë