Butonat dhe funksionet e disponueshme gjatë shikimit të videove

Gjatë shikimit të videove, shtypni butonin "Enter" për të shfaqur opsionet e disponueshme. Pamjet paraprake të kuadrove në intervale të njëjta kohore shfaqen për t'ju lehtësuar kalimin në një kuadro specifike. Opsionet zhduken kur shtypni butonin RETURN.

●● Pusho / Luaj

Ndërpret ose luan videon. Mund të përdorni funksionet e mëposhtme kur videoja ndërpritet. Me videon të ndërprerë, televizori nuk e luan zërin.

––Hapi: Kërkon në videon e ndërprerë me nga një kuadër duke shtypur butonin .

––Lëvizja e ngadaltë: Luan videon me shpejtësi të ngadaltë luajtjeje (1/8, 1/4, 1/2) duke shtypur butonin .

●● Kthim pas / Shpejt përpara

Kthen pas ose kalon shpejt përpara videon. Për të rritur shpejtësinë e kthimit pas ose të kalimit shpejt përpara deri në 3 herë mbi normalen, zgjidhni butonin në mënyrë të përsëritur. Për të rikthyer shpejtësinë normale të luajtjes, shtypni butonin .

●● Përpara / Tjet.

Luan videon e mëparshme ose atë në vijim. Shtypni dy herë butonin për të luajtur videon e mëparshme. Shtypni një herë butonin për të filluar nga fillimi videon aktuale.

Shtypni butonin për të luajtur videon tjetër.

●● Përsërit

Luan vazhdimisht skedarin aktual ose të gjithë skedarët vazhdimisht në të njëjtën dosje.

Page 67
Image 67
Samsung UE65JS9002TXXH, UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE55JS9002TXXH manual Kthim pas / Shpejt përpara, Përsërit